Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s u bëri thirrje të gjithë aktorëve politikë në Shqipëri të kontribuojnë në dialog për zgjidhjen e krizës politike.

Duke iu referuar protestave në rang rajonal, Stoltenberg ngriti edhe njëherë shqetësimin e ndërhyrjes së Rusisë në proceset e brendshme të shteteve që janë pjesë e aleancës.

Stoltenberg: Mosmarrëveshjet politike janë pjesë e demokracisë dhe nuk është ndonjë shenjë dobësie, përkundrazi është shenjë force. Ajo që është e papranueshme është përdorimi i çdo lloj dhune dhe përpjekje për të minuar institucionet demokratike.

U bëj thirrje të respektoni plotësisht institucionet demokratike të gjithë vendeve anëtare.NATO është aleancë politike dhe ushtarake e bazuar në vlerat themelore të demokracisë, shtetit ligjor, institucionet demokratike.

Çdo mosmarrëveshje duhet zgjidhur përmes dialogut politik dhe përmes pjesëmarrjes në proceset demokratike.

Zgjedhjet janë padyshim një pjesë themelore e procesit demokratik në shtetet aleate të NATO-s, përfshirë Shqipërinë.

U bëj thirrje të gjithë aktorëve politike të marrin pjesë dhe të kontribuojnë në dialog dhe të zgjidhin mosmarrëveshjet, mendimet e ndryshme përmes dialogut dhe jo duke minuar institucionet demokratike.

Ne kemi parë përpjekje të Rusisë për tu përfshirë në proceset e brendshme politike në vende të ndryshme duke përfshirë edhe në proceset demokratike të vendeve aleate të NATO-s. Duhet të mbështesim institucionet demokratike dhe ti zgjidhim mosmarrëveshjet përmes proceseve demokratike dhe dialogut politik.

“Dhuna politike është e papranueshme”
Stoltenberg dha mesazhin se dhuna politike bie ndesh me vlerat demokratike.

Stoltenberg: Dhuna politike bie ndesh me vlerat tona demokratike. Është e papranueshme prandaj u bëj thirrje aktorëve politike që të sillen me vetëpërmbajtje dhe të kërkojnë konsensus për të vazhduar rrugën tuaj të integrimit dhe për të zgjidhur cdo diferencë politike.

Për shkak se kjo kontribuon për një të ardhme më të mirë për Shqipërinë dhe rajonin.

Artikulli paraprakSHEFI I NATO-S NË TIRANË, RAMA: FOLËM PËR KONFLIKTIN POLITIK DHE NEGOCIATAT
Artikulli tjetërA PO NDIKOHET OPOZITA NGA RUSIA? RAMA: QASJA E TYRE ÇON UJË NË BURIMIN E ATYRE QË NUK DUAN ZGJERIMIN E BE-SË