Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar ashpër pas akuzave politike nga opozita lidhur me abuzimin seksual ndaj një 14-vjeçarje në Kavajë nga një grup bashkëmosharatësh të saj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lleshaj shkruan se rasti i minorenes është trajtuar menjëherë dhe me përparësi nga Policia e Shtetit. Deklaratat politike lidhur me këtë çështje Lleshaj i konsideron neveri.

Postimi i Lleshajt
S’ka më fjalë shqipe për monstrën që nuk njeh asnjë cak dhe ndot çdo gjë me gjuhën e tij! Rasti fatkeq i minorenes së dhunuar është trajtuar menjëherë dhe drejt nga Policia e Shtetit.

Të tjerat janë poshtërsi. Ky e ata që bëjnë politikë apo audiencë me viktimën meritojnë neveri.

Artikulli paraprak22 NË BURG DHE 7 NË ARREST SHTËPIE, JEPET MASA E SIGURISË PËR TRAFIKANTËT E KLANDESTINËVE
Artikulli tjetërRAMA VIZITË ZYRTARE NË ARABINË SAUDITE (VIDEO)