Ada e Velipojës nuk ka shkuar më shumë se një barazim 0-0 në përballjen ndaj ekipit të vendit të fundit Adriatiku i Mamurrasit.

Ka qenë një ndeshje plot rivalitet por që nuk ka patur gola pavarësisht rasteve nga të dy skuadrat. Në fund trajneri i Adës Kreshnik Krepi tha se u sigurua Plej Ofi duke qenë se velipojakët janë në vendin e parafundit. Megjithatë ndeshja ndaj Mamurrasit për Adën nuk shkoi siç u planifikua. Krepi tregon se u rikthye tek Ada për t’ju gjendur pranë në këto moment të vështira. Ada edhe pse në pozita të vështira po përpiqet që edhe këtë sezon të shpëtojë nga rënia prej Katgorisë së Parë. Me shumë mundësi velipojakët që janë në vend të parafundit do të luajnë në Plej Of me një ekip të Kategorisë së Dytë duke qenë se nga e para bie vetëm një ekipi i renditur në vendin e fundit.

Artikulli paraprakBUXHETI I BASHKISË, QYTETARËT TREGOJNË PRITSHMËRITË
Artikulli tjetërREAGON RAMA PËR PROTESTAT NË TIRANË: UDHËHIQEN NGA PD-ja