Bashkia Shkodër është duke përgatitur buxhetin për vitin 2016, përgatitje e cila ka nisur prej kohësh.

Teksa janë vendosur edhe disa prej prioriteteve të bëra edhe publike qytetarët e Shkodrës tregojnë disa prej pritshmërimeve të tyre duke përzgjedhur arsimin, shëndetësinë apo edhe ekonominë. Qytetarët e Shkodrës presin një buxhet të mirë nga bashkia Shkodër edhe për turizmin apo bujqësinë. Buxheti ende nuk ka përfunduar plotësisht në bashkinë Shkodër por është në përgatitje e sipër. Natyrisht që ka një lloj nxitimi për ta kryer sa më parë duke qenë se duhen paratë për të vënë gjithçka në efiçencë. Gjatë muajit mars pritet që buxheti për 2016-ën të miratohet në Këshillin Bashkiak të Shkodrës.

Artikulli paraprakVOLEJ FEMRA, VLLAZNIA-PARTIZANI 3-0
Artikulli tjetërADA-MAMURRASI 0-0, KREPI: BARAZIM I VLEFSHËM PËR NE