Ashtu si më parë Kryetarja e Bashkisë Shkodër ka premtuar se në 2017-ën do të nisë procesi i privatizimit të Klubit Vllaznia.

Kryebashkiakja ka deklaruar se në vitet e kaluara nga ajo që gjetën, klubi nuk kishte dokumentacion të mjaftueshëm dhe u trashëguan shumë probleme. Sipas kryetares së bashkisë gjatë këtij viti ka patur interes nga persona të ndryshëm për të marrë Vllazninë por deri më tani nuk është konkretizuar. Në 2017-ën do të hapet drita jeshile për klubin Vllaznia. Kryetarja e bashkisë Voltana Ademi tha se do të nisë procesi i privatizimit. Kryebashkiakja tha se ka patur interes nga persona të ndryshëm për të marrë Vllazninë por deri tani nuk është arritur për shkak edhe të vështirësive në klub… Edhe në fund të vitit të kaluar kryebashkiakja deklaroi se në 2016-ën do niste procesi i privatizimit të Vllaznisë por një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe tashmë pritet 2017-ta. Natyrisht që po pritet të përfundojë edhe auditi nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për të parë rekomandimet dhe për të nisur një histori të re me menaxhimin e klubit Vllaznia.

Artikulli paraprakBALETI KLASIK “ARRËTHYESIT “ PËRMBYLL SEZONIN ARTISTIK
Artikulli tjetërTURQI, NIS GJYQI NDAJ 29 POLICËVE “PUÇISTË”, 21 RREZIKOJNË BURGIM TË PËRJETSHËM