Baleti klasik “Arrëthyesit “ përmbyll sezonin artistik

Në Teatrin e Operas dhe Baletit Baleti “Arrëthyesi”, është përzgjedhur si shfaqja përmbyllese e ketij sezoni në TKOB. Eshte një përrallë mes lodrave, ëmbëlsirave, pemës së Krishtlindjeve dhe flokëve të dëborës. Teatri i Operas dhe Baletit e përmbyll kalendarin artistik me Baletin “Arrëthyesit”. Kjo është edhe shfaqja e fundit që artistët realizojnë mbi këtë skenë, pasi do të nisë rikonstruksioni i godinës. Drejtorja Zana Çela thotë se ende nuk kanë një datë dhe vend të përcaktuar se ku do zhvendosen, por programi për shfaqje lëvizëse ka nisur të përgatitet. Koreografja Enada Hoxha thotë se “Arrëthyesit” i është ruajtur ceremoniali festiv, lëvizja klasike, se vetëm kështu kanë kuptim kryeveprat e baletit klasik. Kësaj here për të mos i prishur qefin askujt kanë menduar që të ketë më shumë se dy solistë. Hoxha thotë se së shpejti pret që të jetë edhe vetë protagoniste në role. “Arrëthyesi” një përrallë mes lodrave, ëmbëlsirave, pemës së Krishtlindjeve, flokëve të dëborës dhe luleve vallëzimit, minjve të këqinj, Princit i kaltër dhe Zanës. Është një balet që magjeps fëmijët dhe të rriturit do te jete me datat 28 dhe 29 Dhjetor.

Artikulli paraprakDJALI VJEDH DHE RREH TË ËMËN E MOSHUAR
Artikulli tjetërADEM E PREMTON: NË 2017 PRIVATIZIMI I VLLAZNISË