Në mes grave dhe vajzave të Bashkisë së Shkodrës, sot në Njësinë Administrative Gur i Zi. Bashkëbisedimi i hapur vazhdon, ndërsa shtohen edhe propozimet konkrete për buxhetin e Bashkisë tonë nga vajzat dhe gratë.

Shkodra e vertetë, Shkodra reale, e përditshmërisë, jetës me vështirësitë dhe me ato që kemi mundur të realizojmë me mundësitë tona, është ajo që kemi marrë dhe do të vijojmë të marrim në të gjitha takimet.

Janë gra e vajza që punojnë, përballen me jetën, kontribuojnë për familjen e tyre, por edhe për “familjen tonë të madhe”, Bashkinë e Shkodrës.

Çdo takim merr vlera të reja, propozime konkrete dhe prioritete që patjetër do të parashikohen edhe në buxhetin e Bashkisë sonë, jo vetëm për 2019- ën por edhe 2020-ën, 2021-in e kështu me rradhë

Artikulli paraprakSHKODËR, KLINIKA E LIGJIT ZGJIDHJE FALAS
Artikulli tjetërJEP DORËHEQJEN MINISTRI I BRENDSHËM FATMIR XHAFAJ