Bashkia e Shkodrës ka nisur rikonstruksionin e rrugës së fshatit Mushan ne Dajç. Investimi me fondet e Bashkisë Shkodër parashikon ndërhyrje të plotë, punime per kullimin, shtresat dhe sinjalistikën vertikale e horizontale.

Punimet e nisura janë inspektuar nga kryetarja e Bashkisë Shkodër znj. Voltana Ademi që është takuar me banorë të zonës, të cilët e kanë falenderuar për këtë investim.

Investimi për segmentin e parë të rrugës së Mushanit arrin në 9.6 milion lekë dhe do të ndikojë në përmirësimin e kushteve të jetesës për rreth 2 mijë banorë të kësaj zone.

 

Artikulli paraprakTIFOZËT SHKODRANË PROTESTË PARA BASHKISË
Artikulli tjetër“JEHONA E ZEJEVE”, GDHENDJE NË GUR DHE NË DRU