Kryetarja e bashkisë Voltana Ademi tha se Shkodra ka numrin më të madh të ekipeve të shumësportëshit për të cilat jep mbështetje.

Kryebashkiakja tha se 9 prej tyre janë skuadra kampione ndërsa premtoi se kjo mbështetje do vijojë edhe në të ardhmen. Bashkia Shkodër është e vetmja që mbështet një numër të madh sportesh nga të cilat 9 prej tyre janë shpallur ekipe kampione. Kryetarja e Bashkisë Voltana Ademi u shpreh se kjo mbështetje për “Sport Klub Vllaznia” do vijojë edhe në të ardhmen ndërsa janë shtuar edhe disa mënyra të reja duke promovuar përmes aktiviteteve të ndryshme sportive. Kryebashkiakja Ademi foli për shumësportësihin gjatë analizës njëvjeçare të punës së saj… Sportet elitare të “Sport Klub Vllaznia” pritet që gjatë vitit 2017-të të kenë një rritje në buxhetin e tyre për t’i ndihmuar ata për arritjen e rezultateve pozitive dhe fitimin e titujve kampion.

Artikulli paraprak‘E DASHUR GRUA: DO TË TË VRAS! – LETRA E MIRDITORIT NGA BURGU
Artikulli tjetërVRANË OFICERIN E RENEA-S, 11 LAZARATAS KËRKOJNË GJYKIM TË SHKURTUAR PËR TË SHPETUAR NGA BURGU PËRJETË