Vranë oficerin e RENEA-s, 11 lazaratas kërkojnë gjykim të shkurtuar për të shtuar nga burgu përjetë

11 lazaratasit e akuzuar për vrasjen e oficerit të RENEA-së, në qershor 2015, kërkojnë gjykim të shkurtuar, për t’i shpëtuar dënimit kapital. Në seancën gjyqësore te radhës për vrasjen e Ibrahim Bashës, avokatët e të gjithë të pandehurve kërkuan nga togat e zeza të gjykohen në aplikim të gjykimit të shkurtuar, por duke mos pranuar akuzën e vrasjes së efektivit të policisë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Kundër pranimit të kërkesës, ishte prokuroria për krime të rënda ndërkohë që togat e zeza u tërhoqën për tu njohur me aktet dhe më pas të shprehen me vendim të ndërmjetëm. 11 të pandehurit me vëllezërit Aliko në krye, akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë krijuar një grup të strukturuar kriminal me qëllim goditjen e forcave të rendit dhe largimin e tyre nga fshati. Ata sulmuan patrullën e policisë, duke lënë të vdekur efektivin e RENEA-së Ibrahim Basha.

Artikulli paraprakADEMI: MBËSHTESIM EKIPET E SHUMËSPORTËSHIT
Artikulli tjetërSHQIPTARI SHKAKTON AKSIDENTIN DHE LARGOHET PA NDIHMUAR TË PLAGOSURIT, DENONCOHET