Një projekt për rikualifikimin e hyrjes së qytetit të Shkodrës është dashur që të nisë zbatimin por për 2019-ën kjo nuk ka ndodhur. Kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi sqaroi se shkak për mosfillimin e punimeve për këtë projekt janë një shumë më e madhe parash që nevojiten se sa 32 milion lekë të parashikuara për nisjen e punimeve.

Ademi shpreson që këtë projekt kryeministri dhe qeveria ta mbështesin duke financuar një pjesë duke qenë se bëhet fjalë për hyrjen e Shkodrës, një prej nyjeve më problematike gjithë këto vite

Kryebashkiakja tha se ky projekt i bashkisë për hyrjen e Shkodrës i ndryshon totalisht faqen një prej pjesëve më të bukura të qytetit.

Hyrja e Shkodrës është një prej pikave që të paktën gjymën e vitit është thuajse gjatë gjithë kohës me një fluks të lartë mjetesh duke krijuar trafik të rënduar ndërsa është e domosdoshme një ndërhyrje për zgjidhjen e kësaj situate.

Artikulli paraprakZBARDHET AXHENDA E KOMISIONIT TË VENECIAS NË TIRANË
Artikulli tjetërSHKODËR, SHKOLLAT PROFESIONALE KËTË VIT MË SHUMË REGJISTRIME