Nisja e vitit të ri shkollor është pasuar nga një fluks i lartë kërkesash pranë shkollave të arsimit profesional.Në shkollën e mesme profesionale kombëtare “Ndre Mjeda” të Bushatit ka patur një numër të kenaqshëm regjistrimesh krahasuar me vitin e kaluar. Këtë e bën të ditur vetë drejtori i kësaj shkolle Ruzhdi Kapedani i cili thotë se deri në këto moment janë regjistruar rreth 60 nxënës krahasuar me një vit më parë kur në këtë shkollë u regjistruan 40 nxënës.

Sipas Kapedanit ky vit ka tërhequr një numër të konsiderueshëm vajzash të cilat janë të prirura në profesionet si teknologe ushqimore dhe veterinari.

Hapja e degës teknologji ushqimore 4 vite më parë ka qënë rezultative për këtë shkollë për faktin se një pjesë e mirë e nxënësve e preferojnë më tepër pa lënë jashtë veterinarinë.
Së fundmi kërkesat e tregut po bëjnë që edhe sjellja e të rinjve të ndryshojë.

Me shkollat profesionale ata marrin shpejt një profilizim dhe bëhen më të aftë për të siguruar një vend pune në këto kohë të vështira me konkurrencë të madhe.

Artikulli paraprakADEMI: QEVERIA TË NA MBËSHTESË PËR HYRJEN E SHKODRËS
Artikulli tjetërMIRDITA: QINDRA EMIGRANTË SOLLËN FËMIJËT NË MUZE