Me fillimin e sezonit veror, rritet edhe ndotja në zonat e mbrojtura. Agim Dardha, drejtor I Administratës së Zonave të Mbrojtura në qarkun Shkodër I kërkon kryetarëve të bashkive të ndjekin nga afër procesin e pastrimit të parqeve natyrore dhe jo vetëm.

Drejtori Dardha shtoi se të gjitha mbetjet derdhen në lumin Drin dhe Buna duke shtuar edhe më tepër ndotjen në një tjetër zonë të mbrojtur.

Sipas drejtorit të ADZM Shkodër Agim Dardha, pastrimi në zonat e mbrojtura është përgjegjësi e bashkive ndaj kryebashkiakët duhet të angazhojnë ekipet në terren përgjatë gjithë sezonit turistik.

 

Artikulli paraprakDORËHIQET BORIS JOHNSON: SA I TRISHTUAR QË PO DORËZOHEM, POR JAM KRENAR!
Artikulli tjetërSHKODRANËT HUMBIN SHPRESAT PËR ANTARËSIMIN NË BE