Prokuroria ka nisur hetimet për punësimin e 38 personave në Aeroportin e Kukësit, pasi personat e punësuar rreth një vit më parë janë paguar rregullisht, por pa qenë asnjë ditë në punë.

Sipas Prokurorisë, hetimi i këtij rasti po kryhet nga sektori i Antikrimit ekonomik prej disa javësh tashmë, dhe se punësimi i 38 personave i ka shkaktuar dëm ekonomik në buxhetin e shtetit, ndërkohë që nga ky aeroport nuk është kryer ende asnjë fluturim. Sipas hetimeve, dyshohet se këta punonjës nuk kanë shkuar një ditë në vendin e punës për aresye se aeroporti nuk funksionon dhe në të nuk është operuar me asnjë fluturim gjatë gjithë kohës së “punësimit” të 38 personave.

Nga verifikimi i Prokurorisë u konstatua se Aeroporti i Kukësit nuk është fare në funksion, pasi aktualisht ka vetëm godinën. Prokuroria pritet të marrë në pyetje drejtues e ish-drejtues të Aviacionit Civil në lidhje me këtë situatë.

Artikulli paraprakQEVERIA E RE, JA SA MINISTRI MARRIN SHQIPTARËT E MAQEDONISË
Artikulli tjetërMOTI PËR SOT ME KTHJELLIME DHE VRANËSIRA TË SHPESHTA