Ish-kryeministri Sali Berisha, në një dalje për mediat ditën e sotme, ka deklaruar se Edi Rama ka urdhëruar SPAK që të injorojë procedurat e hetimit për inceneratorët, pasi sipas tij, nëse ato do të ndiqeshin, do të zbulonin Ramën dhe ‘hajdutët e tjerë të kësaj organizate’.

Berisha shprehet se ‘Rama dhe Agaçi janë famëzitë të cilët përligjën pas firmosjeve të rrufeshme në 24 orë, 17 firma në 9 dokumente’, në dhjetor të 2016.

“E garantoj se kurrë kjo aferë nuk mund të groposet. Në groposjen e kësaj afere, ai ka urdhëruar organizatën kriminale të ‘Skap’, që të mos trajtojë procedurat, që po bën kolonën kryesore mbi të cilën po ngrihet afera e shekullit, inceneratorët. Ka urdhëruar ‘Skapistët’ e tij të injorojnë procedurën, sepse procedura e çon direkt tek ai dhe hajdutë të tjerë të kësaj organizate.

Rama u informua dy herë se kjo procedurë është antiligjore, por kjo për Ramën nuk kishte rëndësi. Ishte babëzia e tij e tmerrshme sepse e dinte që mafia e plehut, është mafia që pasurohet më shpejt dhe më shumë.

Gjithçka është bërë në hetimin e organizatës kriminale ‘Skap’ që të arrestohen vetëm kurban që pranon Rama por jo ata që janë përgjegjësit më kryesorë. Ne nuk kemi kurrë ndërmend të heqim dorë”, tha Berisha.

Artikulli paraprakSHKODËR, KREU PUNIME NDËRTIMI PA LEJE, PROCEDOHET 59-VJEÇARI
Artikulli tjetërALIJA: BANORËT DERI NË 10 ORË PA ENERGJI