DREJTUES TË KËTIJ INSTITUCIONI DEKLAROJNË SE VEPRIMI NË KUNDËRSHTIM ME KONVENTAT E FËMIJËVE. Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve ka nisur shqyrtimin për rastin e nxënësit të dhunuar nga mësuesja, si edhe për prindin e tij, i cili deklaroi se e ka autorizuar mësuesen ta rrahë të birin.

Burime prane kesaj agjensie bejne me dije se ka nisur puna për vlerësimin e dhunës që është ushtruar ndaj të miturit dhe zyrtarisht do të mblidhet tryeza për diskutimin e çështjes. Në bazë të VKM-së 265, rasti po shqyrtohet në kuadër të mbrojtjes së fëmijës nga të gjitha format e dhunës. Njësia e mbrojtjes së fëmijës pranë bashkisë/komunës mbledh një tryezë multidisiplinare ku thërret të gjitha institucionet që kanë tagër të ndërmarrin aksione apo të ofrojnë shërbime për rastin në fjalë. Prindi dhe fëmija vetë janë të inkurajuar të marrin pjesë në takimet e tilla, të cilat kanë si rezultat ndërgjegjësimin e tyre. Dhuna e ushtruar nga mësuesja ndaj një nxënësi në shkollën “Prek Gjoni” të Malësisë së Madhe, ka nxitur reagimin e mbarë opinionit publik, të cilët e cilësojnë një rast të turpshëm. Babai i nxënësit të dhunuar, Lulzim Cubi është shprehur se ka qenë vetë ai, i cili i ka dhënë lejen mësueses për të rrahur djalin, edhe pse kjo bie ndesh me konventat për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, anëtare e së cilës është edhe Shqipëria. Në të dënohet çdolloj dhune e ushtruar ndaj fëmijëve që nga ajo psikologjike e deri të format fizike të saj.Psikologe theksojne se një situatë e tillë sjell traumë psikologjike te fëmija i dhunuar, madje edhe te të tjerët përreth. Përpos kësaj, psikologia pohon se nëse një mësuese, e cila ka si rol kryesor edukimin e brezave arrin në një veprim të tillë, nuk është e aftë të menaxhojë veten. Një fëmijë që dhunohet, në të ardhmen mund të jetë një dhunues dhe kjo si pasojë e ambientit dhe situatave që ka ndeshur. Disa dite më parë, një video ka qarkulluar në internet ku vihet re një mësuese që dhunonte një nxënës gjatë orës së mësimit. policia e Shkodrës ka nisur edhe procedim penal, ku akuzohet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

[iframe width=”300″ height=”390″ src=”//www.youtube.com/embed/BJynu9GqWaQ” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakLIRIA EKONOMIKE, SHQIPËRIA SHËNON RËNIE
Artikulli tjetërUNIVERSITETET NJIHEN ME PROJEKT-LIGJIN E RI