Një agjent i shërbimit sekret amerikan tentoi të shpëtonte 23-vjeçarin shqiptar që u vra në New York.

Sipas mediave amerikane, agjenti ishte jashtë detyrës kur dëgjoi të shtënat me armë në Brooklyn.

Ai po kalonte në rrugën ‘Fourth Avenue’, kur pa Grei Frashërin të shtrirë në tokë. Agjenti tentoi të ndihmonte dhe njoftoi menjëherë ambulancën.

Pavarësisht ndihmës që iu dha, shqiptari nuk mundi të mbijetonte. Ai u shpall i vdekur në spital pak pasi ishte transportuar.

Artikulli paraprakHETIMI I PËRBASHKËT KUNDËR KRIMIT, MARKU DHE GJONAJ TAKOJNË PROKURORIN E ANTIMAFIAS ITALIANE
Artikulli tjetërARRESTOHET GREKU I DËNUAR ME 8 VJET BURG PËR MASHTRIM