Agron Ivani nga Kurbini është rizgjedhur kryetar i Këshillit të Qarkut Lezhë, edhe për katër vitet e ardhshme.Në mbledhjen e konsituimit të Këshillit të Qarkut, Ivani i cili është përfaqësues i Partisë Socialiste ishte kandidatura e vetme e propozuar për postin e kryetarit dhe arriti të marrë 15 votat e anëtareve të pranishem në mbledhje përfshire dhe atyre të opozitës.

Pas rizgjedhjes së kryetar i Këshillit të Qarkut Lezhë, Agron Ivani falenderoi të gjithë anëtaret të cilët e votbesuan për një mandat të dytë në krye të këtij institucioni, ndërsa kërkoi më shumë mbështetje financiare nga bashkitë.

Ndërkohë nën kryetare e Këshillit të Qarkut Lezhë u zgjodh Jorida Mikaj, e cila është përfaqësuese e Këshillit Bashkiak Lezhë, nën siglen e Partisë Socialiste.

Artikulli paraprakTURIZËM PA UJË TË PIJSHËM NË KUNE
Artikulli tjetërAHMETAJ: SOT U BË RAPREZALJA E RADHËS NË FAMILJEN TIME, MERRUNI ME INCENERATORËT E JO ME 1.8 MLN € IMAGJINARË