Një gol i sulmuesit Klajdi Halili i ka mjaftuar Vllaznisë U-19 për të mposhtur rivalen e saj kryesore, Partizanin, në shifrat 1-0, në ndeshjen e luajtur në fushën sportive “Reshit Rusi”. Pikërisht, Halili në minutën e 41-të, mori një top të bukur nga Zaganjori, teksa e kontrolloi mirë atë dhe arriti ta gjuajë siç duhet, duke e dërguar në rrjetë. Në pjesën e dytë, Partizani u hodh në sulm, por pa arritur dot të barazojë. Kjo edhe për shkak të formës së mirë të mbrojtjes kuqeblu, me në krye kapitenin Gabriel Rroku. Përfundimisht, 1-0 për Vllazninë U-19, që me këtë fitore ngjitet në kuotën e 32-pikëve, duke qenë e vetme në krye të renditjes dhe e shkëputur me 5-pikë nga Patizani, i cili me këtë humbje zbret në të tretin me 27-pikë.

Nga ana tjetër, Vllaznia U-17 pësoi një humbje të thellë ndaj Partizanit në shifrat 5-0. Një ndeshje krejtësisht për t’u harruar kjo, me ekipin kuqeblu që pas kësaj humbjeje mbetet në vendin e pestë në kuotën e 21-pikëve.

Artikulli paraprakFUNDJAVA ME DIELL, VIZITOR TË SHUMTË NË SHËNGJIN
Artikulli tjetërVLLAZNIA THYEN “MALLKIMIN” ME EGNATIAN