Këto ishin pamjet e Shëngjinit këtë fundjave.Moti me diell dhe temperatura të larta për periudhen që jemi, tërhoqi vizitor të shumtë drejt bregdetit.

Shetitorja e plazhit dhe vija bregdetare ishin të populluara me qytetar, ku dominonin shqiptaret e kosovës të cilët vijojnë të jenë besnik ndaj Shëngjinit.

Favorizuar nga kushtet atmosferike, vizitoret shprehen se kanë ardhur për të kaluar fundjaven në bregdetin e Shëngjinit, ndërsa thonë se janë frekuentues të rregullt, pasi kjo zonë turistike i përmbush në maksimum pritshmeritë e tyre.

Fluksit të vizitoreve gjatë fundjavave me diell në Shëngjin, po i përgjigjet me shërbime dhe pushteti vendor e biznesi vendas, ku pastrimi i territorit krysisht në zonat më të frekuentuara është i vazhdueshem.

Artikulli paraprak“CODE 3” EKSPOZITA E ARTISTIT NGA KOSOVA
Artikulli tjetërAKADEMIA VLLAZNIA, NJË FITORE DHE NJË HUMBJE