Fenomeni i rrëshqitjes së gurëve në rrugën Lezhë-Shëngjin sapo ka nisur, por ndërhyrjet po vonojnë.

Reshjet dhe mungesa e pemëve mund të nxisin shkëputje të shumë gurëve.Është verë dhe në rrugën Lezhë – Shëngjin ka fluks. Por këtu në zonën e Knallës, ku dhe u shfaq fenomeni i rrëshqitjes nuk ka asnjë element mbrojtës.

Rrjetat që do të pengonin rënien e tyre mungojnë. Këto shtylla tregojnë se ky segment duhej të sigurohej.

Firma murembajtëse vetëm sa ka pastruar rrugën nga gurët e vegjël që rane disa ditë më parë. Ato goditën një autobus në të cilin po udhëtonin vajza e gra.

Nuk pati asnjë reagim zyrtar në lidhje me ngjarjen apo përcaktimin e situatës në vijim. E gjitha u la në harresë, kurse emergjencat civile në prefekturën e Lezhës thonë se kanë raportuar dhe presin të ndërhyhet.

Ky gur qëndron në të njëjtin drejtim, ku pati edhe më parë rrëshqitje. Gjysma e tij është në ajër.

Edhe kjo fasadë me gurë gëlqeror është në shpërbërje duke e bërë situatën akoma më alarmante. Por këtu nuk gjendet kush, as Autoriteti Rrugor Shqiptar, as firma mirëmbajtëse apo emergjencat civile.

 

Artikulli paraprakI ÇAN KOKËN BASHKËSHORTES, ARRESTOHET 44 VJEÇARI
Artikulli tjetërAUSTRIA NË ALARM NGA REFUGJATËT,STËRVITJE E PËRBASHKËT USHTRI-POLICI PËR TË PËRBALLUAR FLUKSIN