Ushtria dhe policia austriake do të përfshihen në një stërvitje të përbashkët për të përballuar fluksin e refugjatëve me mbyllje kufijsh, ku do të përfshihen nga 600 deri në 1000 trupa. Një nga vendet ku pretendohet se mund të vijnë refugjatët mendohet se është Shqiperia dhe vende të tjera në Ballkan.

Stërvitja do të zhvillohet në vendkalimin kufitar me Slloveninë, në Spielfeld, më 25 qershor dhe do të jetë marrë pjesë një njësie të re për mbrojtjen e kufijve e quajtur “Puma”, si dhe njësitë e tjera të policisë dhe ushtrisë, për të praktikuar mbylljen emergjente të kufijve kombëtarë kundër hyrjes së emigrantëve të paligjshëm.

Ministri i Brendshëm Herbert Kickl ka njoftuar se Austria nuk do të lejojë që të kapet në befasi nga emigrantët. Ai vazhdimisht ka theksuar se Austria është gati, në rast nevoje, të mbyllë kufijtë e saj për emigrantët e paligjshëm, për shkak të shfaqjes së një rruge të re të Ballkanit.

Gjithashtu, autoritetet austriake pohojnë se situata në Shqipëri është kritike, pasi sipas tyre ka pasur një rritje të numrit të emigrantëve që kalojnë nga territori shqiptar, ngjashëm si në Bosnjë.

Artikulli paraprakAKSI LEZHË-SHËNGJIN, ATY KU GURËT RREZIKOJNË JETËN E UDHËTARËVE
Artikulli tjetër2.5 TON DROGË NË ITALI, POLICIA E SHTETIT: KANABISI U HODH NË DET, GOMONIA IKU DREJT MALIT TË ZI