Një aksident është regjistruar në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

Ngjarja ndodhi rreth orës 16:26. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin R.M., 58 vjeç, është përplasur me mjetin tip “Audi” me drejtues shtetasin M.V., 30 vjeç.

Për pasojë janë dëmtuar pasagjerët e mjetit “Benz” shtetasit, Y. T., 50 vjeç, dhe B. T., 48 vjeç, të cilët ndodhen në spitalin e Elbasanit, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprakSITUATA E COVID-19/ MINISTRIA E SHËNDETËSISË JEP SHIFRAT
Artikulli tjetërPSE NUK DUHET TË PINI KAFE SAPO ZGJOHENI