Një aksident ka ndodhur në aksin Shkodër-Velipojë.Plagosen oter e vella

 

Ka qenë ora 16:30 kur një mjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Nga sa bëhet e ditur brenda mjetit ndodheshin dy persona, motër e vëlla dhe nga kjo përplasje në anë të rrugës kanë pësuar dëme të lehta. Të dy të aksidentuarit janë dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Dy të rinjtë, motër e vëlla po vinin në drejtim të Shkodrës kur në një moment kanë humbur kontrollin dhe kanë dalë nga rrugë duke u përplasur me një bordurë dhe duke përfunduar më pas në kanal. Menjëherë dy të rinjtë që ndodheshin në mjet janë transportuar në spitalin rajonal të Shkodrës nga ku kanë marrë ndihmën e parë mjekësore duke qenë jashtë rrezikut, kjo është për shkak shpejtësisë jo shumë të madhe më të cilën po lëviznin. Ende janë të paqarta arsyet e këtij aksidenti por dyshohet se shoferi nuk ka njohur mirë rrugën dhe nuk ka bërë devijimin e duhur duke përfunduar kështu në anë të rrugës. Aksidenti ndodhi në njësinë Bërdicë. Dy të rinjtë motër e vëlla po udhëtonin me mjetin me targë AA 248 LH. Menjëherë policia ka shkuar në vendngjarje duke nxjerrë edhe shkaqet e daljes nga rruga të makinës që u aksidentua

Artikulli paraprakSHQIPTARËT PAGUANIN 6- 10 MIJË EURO PËR TË HYRË NË BRITANI
Artikulli tjetërMETEOROLOGËT PARASHIKOJNË TË FTOHTË EKSTREM GJATË DHJETORIT