Detajet e operacionit – Shqiptarët paguanin 6- 10 mijë euro për të hyrë në Britani

Gjashtë mijë deri në 10 mijë euro paguanin shtetasit shqiptarë për t’u pajisur me një kartë identiteti të fallsifikuar italiane e me një kartë shëndetësore europiane, të nevojshme për të hyrë në Britaninë e Madhe. Policia italiane e provincës së Gjenovës ka zbardhur detajet e operacionit të ekzekutuar në orët e para të mëngjesit të sotëm i cili çoi në shkatërrimin e një organizate kriminale e cila pajiste me dokumenta falso shtetas shqiptarë që kërkonin të hynin në territorin e Britanisë së Madhe. Në krye të kësaj organizate kriminale qëndronte një shtetas italian nga Gjenova 56 vjec, ndërsa djali i tij 25 vjec rekrutonte persona me varësi nga droga, të cilëve u blente me doza droge kartat e tyre të identitetit. Hetimet e këtij operacioni kanë nisur më vitin 2015 pas anomalisë së verifikuar në komunën e Rapallos në provincën e Gjenovas ku mjaft persona me varësi nga droga denonconin humbjen e dokumentave të tyre të identitetit. Sipas policisë italiane ky gryp kriminal u siguronte klandestinë shqiptarë udhëtimin drejt Londrës duke u shtirur si miq të tyre në pikat kufitare drejt Britanisë së Madhe e ku çdo personi që kalon kufirin u bëhet një intervistë e shkurtër mbi motivin e udhëtimit, kohën dhe vendin e qëndrimin të tyre. Hetimet kanë zbardhur gjithashtu se ky grup kriminal ishte i aftë të falsifikonte jo vetëm dokumenta italiane por dhe angleze e rumune. Nga ky operacion policor janë ekzekutuar 21 masa arrestimi, 9 prej të cilëve me arrest në burg e 1 person në arrest shtëpiak.

Artikulli paraprakKRYEMINISTRI RAMA SULMON KUSHTETUESEN:VONUAN LIGJIN E VETINGUT,S’KISHIN NEVOJË PËR VENECIAN
Artikulli tjetërAKSIDENT AUTOMOBILISTIK NE BERDICE.MJETI BIE NE KANAL.DY TE PLAGOSUR