Aksident në Elbasan, plagosen 7 persona

Një aksident automobilistik ku mbetën të plagosur 7 persona është shënuar mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd. Autobusi me pasagjerë me targa, AA 561 PU është përplasur me mjetin tip “Volkswagen Passat që drejtohej nga një grua pranë fshatit Mirakë. Mësohet se 7 persona kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar në spital. “Si pasojë janë dërguar në Spitalin e Librazhdit pasagjerët e mjetit “Autobuz” shtetasit: F.F., 52 vjeçe banues në fshatin Xhyrë, V.A., 31 vjeçe, E.A., 11 vjeçe dhe J.M., 6 vjeç banues në Hotolisht të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesja e mjetit veturë shtetasja A.K., 20 vjeçe banuese në Elbasan dhe pasagjeri shtetasi B.P., 21 vjeç banues në Elbasan janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik Elbasan dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën” informon policia e Elbasanit. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit

Artikulli paraprakVLLAZNIA BASKET KORR NJË TJETËR FITORE
Artikulli tjetërHAKMARRJET E BANDAVE SHQIPTARE NDAJ RIVALËVE PËR TREGUN E DROGËS NË BRITANI