Dy persona janë plagosur, ndërsa njëri ndodhet në koma nga një aksident që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Pus Mezin. Makina me të cilën po udhëtonin doli nga rruga duke përfunduar në kanal.

Me ndihmën e policisë dhe zjarrfikëses të plagosurit janë nxjerrë nga makina dhe janë dërguar me urgjencë në spital. Sipas të dhënave të para shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia me të cilën po lëvizte makina, ndërsa pas humbjes së kontrollit përfundoi në kanal e përmbysur.

Artikulli paraprakPLAGOSJA NË FIER, SHOQËROHET AUTORI I DYSHUAR
Artikulli tjetërQEVERIA AKSION PËR EVIDENTIMIN E PUSEVE TË UJIT PA LEJE