Një aksident është shënuar në rrugën “Bajram Tusha” në Durrës.

Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije, se një kamionçinë me drejtues S. G., 65 vjeç ka përplasur motorin që drejtohej nga 20-vjeçari V. M. Si pasojë ky i fundit është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 21.11.2021, rreth orës 18:05, në rrugën ” Bajram Tusha”, mjeti tip kamionçinë me drejtues shtetasin S. G., 65 vjeç, ka përplasur shtetasin V. M., 20 vjeç që po lëviste me motomjetin e tij, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Artikulli paraprakU AKSIDENTUA DHE U SHPALL I VDEKUR/ KUR E DËRGOJNË NË MORG PËR AUTOPSI BURRI REZULTON I GJALLË
Artikulli tjetër“JAM E ZHGËNJYER NGA VAJZAT”, ALVISA RIKTHEHET NË “PËR’PUTHEN” PAS SKANDALIT ME HYSENIN