Aksident masiv në autostradën Tiranë – Durrës, i treti për sot brenda pak orësh. Perplasja masive ka ndodhur këtë radhë pranë një qendre tregtare mes 4 makinave, ku 3 janë “Volkswagen Golf” dhe “Volkswagen Touareg si dhe një Citroen-i.

Para këtij aksidenti, ndodhi një tjetër mes 3 makinave “Mercedes-Benz” pranë godinës së Albtelecom dhe një tjetër, i pari fare, mes “Volvo S40” me një “Ford Focus”.