Aksident me 5 të plagosur në Gjirokastër

Një aksident rrugor me 5 të plagosur është shënuar rreth orës 14:30 (13 shtator 2017) në vendin e quajtur “Serat e Mashkullorës”, në segmentin rrugor nacional Gjirokastër-Tepelenë. Mjeti tip “Mitsubishi”, me drejtues shtetasin A.A, me targa SR 8185 B, ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal. “Për pasojë janë dëmtuar 5 shtetasit që ndodheshin në mjet, drejtuesi i mjetit shtetasi A.A dhe pasagjerët Sh.A, V.A, K.A dhe F.P, banues në Sarandë” informon policia e Gjirokastrës. Të dëmtuarit janë transportuar për në spitalin Rajonal “Omer Nishani”. Gazetarja e Ora News informon se tre prej të plagosurve janë më rëndë. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Artikulli paraprakDY TË RINJ ARRESTOHEN ME 3 MINA TË KOMANDUAR ME CELULARË
Artikulli tjetërPAS BETIMIT NË PRESIDENCË,QEVERIA ZHVILLON MBLEDHJEN E PARE, 6 PIKAT E RENDIT TË DITËS