Pas betimit në Presidencë, qeveria “Rama 2” do zhvillojë pasditen e sotme mbledhjen e parë

 Ne axhendën e kësaj mbledhje ku janë parashikuar të miratohen 6 projektvendime të rëndësishme. Pika e parë e rendit të ditës do jetë shpallja e vitit 2018, viti mbarëkombëtar i Skënderbeut. Qeveria do vijojë më tej me zgjedhjen e kandidatëve të Komisioneve të Prokurimit Publik. Pika e tretë është miratimi i procedurave të shërbimit publik elektronik. Pika e 4 dhe e 5 e rendit të ditës janë ngritja e komisionit shtetëror për Skënderbeun dhe dhënia e godinave për organet e Vettingut. Ndërsa pika e gjashtë dhe e fundit e rendit të ditës është miratimi i një fondi ndihme financiare për dëmet e uraganit “Irma” në SHBA. Këtë të fundit kryeministri Edi Rama e paralajmëroi edhe gjatë seancës plenare dy ditë më parë, kur prezantoi programin e qeverisë. Mbledhja e parë e qeverisë sot – Rendi i Ditës 1 – Shpallja e vitit 2018, viti mbarëkombëtar i Skënderbeut 2- Zgjedhja e kandidatëve të Komisioneve të Prokurimit Publik 3- Miratimi i procedurave të shërbimit publik elektronik 4 – Ngritja e komisionit shtetëror për Skënderbeun 5 – Dhënia e godinave për organet e Vettingut. 6 – Miratohet një fond solidariteti për dëmet e uraganit në SHBA

Artikulli paraprakAKSIDENT ME 5 TË PLAGOSUR NË GJIROKASTËR
Artikulli tjetërTENTOI TË KALOJË MBI SHINA, TRENI SHTYP NJË 52-VJEÇAR