Aksident me vdekje ne aksin rrugor Shkoder- Mjede

Më datë 30.12.2016, rreth orës 18.20, në aksin rrugor Shkodër – Mjedë, tek kryqezimi i Mjedës ka ndodhur një aksident rrugor me pasojë vdekjen. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe autoambulanca të cilët kanë konstatuar se mjeti tip “Volsvagen” me targë AA 232 NK, me drejtues shtetasin Lazer Gjergji, 30 vjeç, banues në Vau Dejës, ka përplasur këmbësorin shtetasin Lodovik Ejlli, 56 vjeç, banues në Shkodër, i cili ka gjetur vdekjen rrugës për në spitalin rajonal Shkodër si pasojë e plagëve të marra. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e komisariatit të Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit

Artikulli paraprakSHQIPTARI E ITALIANI KAPEN ME 3 TON KANABIS
Artikulli tjetërDUKEJ SI GËRMADHË, JA SI PO BËHET BASHKIA E MALËSISË SË MADHE