Shqiptari e italiani kapen me 3 ton kanabis

 

Një sasi e konsiderueshme droge është zbuluar në një ofiçinë në Colubro në Itali (pranë Romës) dhe dy persona, një shqiptar dhe një italian janë arrestuar, raportojnë sot mediat lokale. 2.700 kg marijuanë u zbuluan në ofiçinë nga karabinierët e Colleferro-s. Droga ishte ndarë në 126 paketime. 70 prej tyre u gjetën në një fugon, ndërsa 56 të tjera në një bodrum. Dy persona, një 45-vjeçar italian nga Colleferro, pronari i ofiçinës dhe një punonjës shqiptar 46-vjeçar janë arrestuar. Ata u shoqëruan në burgun e Velletri-t.

Artikulli paraprakTERRORIZMI, KRYEMINISTRI FRANCEZ: LUFTA ËSHTË E GJATË
Artikulli tjetërAKSIDENT ME VDEKJE NE AKSIN RRUGOR SHKODER- MJEDE