Një 38-vjeçar ka ndërruar jetë për shkak të aksidentit me zetor në tokën e tij në fshatin Rranxa të Vaut të Dejës. Policia bën me dije se gjatë manovrimit ai ka humbur kontrollin e mjetit, i cili më pas e ka zënë poshtë.

38-vjeçari është dërguar në spital menjëherë pas aksidentit, por nuk ka mundur t’u shpëtojë plagëve të marra duke humbur jetën aty.

Njoftimi i policisë

Vau i Dejës /Informacion paraprak

Rreth orës 14:45, në fshatin Rranxa, Vau i Dejës duke lëvizur me një mjet zetor, shtetasi E. Rr. 38 vjeç, banues në fshatin Rranza, Vau Dejës, ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë zetori është përmbysur, si pasojë, shtetasi E.Rr ka ndërruar jetë rrugës për në Spitalin Rajonal Shkodër.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

Artikulli paraprakSHPËRDORUAN DETYRËN, ARRESTOHEN KATËR PUNONJËS POLICIE NË VELIPOJË
Artikulli tjetërBILANCI I COVID-19, 115 QYTETARË TË INFEKTUAR, ASNJË HUMBJE JETE NË 24 ORËT E FUNDIT