Ai luftoi me vdekjen për një javë në një shtrat në repartin e reanimacionit më spitalin “Sant’Anna” në komunën italiane San Fermo della Battaglia.

Aty u transportua mbrëmjen e 25 Prillit, me një helikopter të ndërhyrjes së shpejtë, pasi u shpëtua në zonën malore të “Triangolo Lariano”.

Kishte shkuar në mal për të prerë dru. Aty pësoi një aksident me traktorin që drejtonte. Teksa e drejtonte, mjeti u përmbys dhe e zuri poshtë.

Megjithatë, siç raportojnë këtë të premte mediat lokale, 26-vjeçari shqiptar, me banim në komunën Nesso, ndërroi jetë ditën e sotme.Identiteti i të riut nuk bëhet me dije nga raportimet e medieve italiane.

Artikulli paraprakAPELI I UEFA-S LË NË FUQI DËNIMIN PËR SKËNDERBEUN,REAGON KLUBI
Artikulli tjetërSTAR TREND – 04.05.2018