Komisioni i Apelit të UEFA-s ka lënë në fuqi dënimin me 10 vite përjashtim nga kompeticionet europiane të Skënderbeut dhe gjobën prej 1 milion eurosh, pas seancës së para pak ditëve ku dëshmuan edhe disa prej lojtarëve dhe ish-lojtarëve kyç të korçarëve.

Vendimi eshte bere publik sot.

Pas vendimit të Komisionit të Apelit në UEFA, i cili ka lënë në fuqi dënimin me 10 vite përjashtim nga Europa dhe 1 milionë euro gjobë të Skënderbeut, ka reaguar klubi korçar nëpërmjet një deklarate në faqen zyrtare.

Deklaratë për shtyp!Sot, më datë 4 Maj 2018, Komisioni i Apelit i UEFA-s shpalli vendimin mbi ankimin e paraqitur nga KF Skënderbeu.

Siç ishte paralajmëruar dhe pritej, asnjë ndryshim nga vendimi pararendës nuk është bërë nga Komisioni i Apelit, pavarësisht argumenteve dhe provave të paraqitura nga pala jonë në seancën dëgjimore të datës 26 Prill 2018.

KF Skënderbeu bën me dije se, brenda afateve ligjore, do të paraqese ankim në CAS, ku do të parashtrohen të gjitha faktet dhe provat që rrëzojnë qëndrimin paragjykues të organeve juridike të UEFA-s. Drejtësia për përfitime personale nuk është drejtësi, veçse abuzim me pozicionin dominues.

KF Skënderbeu është i sigurt në pafajesinë e plotë të kujtdo lojtari apo zyrtari të klubit. Për këtë, të gjitha rrugët e mundshme ligjore do të ndiqen për mbrojtjen e integritetit dhe arritjeve tona historike.

Faleminderit për mirëkuptimin!
Zyra për Shtyp
KF Skënderbeu

Artikulli paraprakAMBASADA AMERIKANE: BRAVO GERMANY! BRAVO ALBANIA!
Artikulli tjetërAKSIDENT ME VDEKJE, SHUHET I RIU SHQIPTAR