Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Hani i Hotit – Shkodër, në fshatin Omaraj.

Mësohet se një automjet tip Nissan është përplasur me një mjet tip Volksëagen.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerë që udhëtonin me automjetin tip Volkswagen, të cilët ndodhen në spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

NJOFTIMI I POLICISË

Më datë 21.09.2021, në aksin rrugor Hani i Hotit–Shkodër, në fshatin Omaraj, automjeti tip Nissan me drejtues shtetasin D. B., është përplasur me automjetin tip Volkswagen me drejtuese shtetasen O. Q.. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerë që udhëtonin me automjetin tip Volkswagen, konkretisht shtetasit A. Q., dhe H. V., tw cilët ndodhen në spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Artikulli paraprakLËKUNDJE TËRMETI NË VEND/ EPIQENDRA NË VERILINDJE TË TIRANËS, JA SA ISHTE MAGNITUDA
Artikulli tjetërRECIPROCITETI PËR TARGAT, REAGON RAMA: KOSOVA E NGRE PROBLEMIN ME PLOT TË DREJTË, TË SHMANGET BUMERANGU I NGRIRJES SË KONFLIKTIT. DUHET QË…