Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Milot-Morinë. Përplasen dy autobota pranë tunelit të Kalimashit. Raportohet per dy viktima.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.
Kukës/Informacion paraprak

Rreth orës 17:45, në tunelin e Kalimashit, janë përfshirë në një aksident rrugor automjetet tip “Benz” me drejtues shtetasin A. B., banues në Tropojë, automjeti tip “Ford”, ku udhëtonin shtetasit S. O., N. O., dhe I. L., banues në Kosovë, si dhe autoboti me drejtues shtetasin Sh. S., banues në Kosovë.

Nga aksidenti kanë humbur jetën dy shtetas, ndërsa 3 shtetasit e tjerët po marrin mjekim dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Artikulli paraprak“KUPA U MBUSH”, BERISHA MBLEDH STRUKTURAT NË TIRANË, JEP DIREKTIVAT E PARA
Artikulli tjetërKONFLIKTET NË LINDJEN E MESME, ERDOGAN: KËSHILLI I SIGURIMIT TË OKB-SË NUK PO E KRYEN DETYRËN