Drejtuesi i një motori është dëmtuar rëndë pasi u përplas në anë të rrugës.
Aksidenti ndodhi në hyrje të qytetit të Vlorës, aty ku dhe segmenti është i dëmtuar dhe me gropa.

Sipas policisë lokale shkak për këtë aksident është bërë dëmtimi i rrugës.
Policia po heton ngjarjen pasi dyshohet se motori të jetë goditur nga një automjet, që dyshohet se u largua nga vendngjarja.

Nga spitali konfirmohet se drejtuesi i motorit ka marre disa plagë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Artikulli paraprakCEREMONIA,3 FËMIJËT NUK I THANË DOT LAMTUMIRË NENES
Artikulli tjetërPOLICIA PËRLESHET ME BIZNESMENËT NË VLORË