Kurbin
Informacion paraprak

Sot, rreth orës 10:37, në rrugën dytësore Laç – Milot, një mjet kamion me drejtues shtetasin A.Ll.40 vjeç, banues në Laç, ka aksidentuar mjetin ciklomotorr me drejtues shtetasin Z.H. 52 vjeç, banues në Milot.

Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i cikolomotorrit, si dhe është lënduar bashkëshortja e tij shtetasia Sh.H. pasagjerere në ciklomotorr e cila është dërguar në Spitalin e Traumes në Tiranë për ndihmën e nevojshme mjekësore.

Drejtuesi i kamionit është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme procedurale hetimore.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

 

 

Artikulli paraprakLËNDOHET PJANIC, JUVENTUSI PRET KTHIMIN E TIJ NGA KAMPI BOSHNJAK
Artikulli tjetër‘TEPSI E SHUSHUNJA’, KRYEMADHI SULMON RAMËN NGA SHKODRA