Aksidenti në Romë në mesnatë, vdes shqiptari 29-vjeçar

 

Një aksident fatal ka ndodhur ne mesnate në rrugën Palombarese te Romes .Ka humbur jetën Ergys Mehori, një djalë shqiptar 29 vjeç. Rreth orës 3 të mëngjesit, ai ka humbur kontrollin e makinës së tij Docia Lodgy në kryqëzim me rrugën Santa Lucia në komunën Mentata, Romë, skruajnë mediat italiane, përcjell Syri.net. Makina, sipas “Roma Today”, është ëprmbysur dhe ka përfunduar në duke u përplasur me një mur në anë të rrugës. I riu vdiq thuajse menjëhërë. Në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë menjëhërë mjekët e 118-ës, por plagët e marra kanë qënë fatale. Mjekët kanë mundur vetëm të bëjnë konstatimin se djali ka vdekur. Në vendin e ngjarjes përveç ambulancës kanë ndërhyrë karabinierët e rajonit të Mentana-s, që janë duke u përpjekur të rindërtojnë dinamikën e ngjarjes. Tani për tani nuk dihet pse djali e ka humbur kontrollin e makinës. Trupi i viktimës ëhstë dërguar në Institutuin e Mjekësisë Ligjore në universitetin La Sapienza të Romës. Mbi të do të kryhet autopsia. Djali jetontë në Santa Lucia, jo shumë larg vendit të aksidentit.

Artikulli paraprakTRE PERSONA DHUNOJNË ME SENDE TË FORTA SHEFIN E PIKËS KUFITARE TRIPORT
Artikulli tjetërPOLICËT E KOSOVËS KAPEN ME DROGË NË MAKINË