Tre persona dhunojnë me sende të forta shefin e Pikës Kufitare Triport

Tre persona kanë dhunuar dhe goditur me sende të forta shefin e Stacionit të Pikës Kufitare Triport. Ngjarja është shënuar pas mesnatës, rreth orës 01:00, (16. 08. 2017) pranë banesës së 49 vjeçarit S.C I dëmtuari kishte telefonuar në sallën operative të policisë për të kërkuar ndihmë “Reth orës 01:25, Salla Operative Vlorë, njoftohet nga një telefonatë se pranë banesës së tij në lagjen ”1 Maj ” , një shtetas ka kërkuar ndihmë pasi e kanë goditur me sende të forta” Nga hetimi paraprak i policisë ka rezultuar se ndaj shtetasit S.C., është ushtruar dhunë fizike si edhe e kanë goditur me sende të forta, tre shtetas, ende të paidentifikuar nga policia” informon policia e Vlorës. I dëmtuari është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Vlorë, dhe aktualisht është jashtë rrëzikut për jetën. Policia kërkon të nënvizojë se në momentin e ndodhjes së ngjarjes, ky punonjës policie nuk ka qënë me shërbim. Grupi hetimor po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si edhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Artikulli paraprakASGJËSOHET GRUPI SHQIPTAR QË TRAFIKONTE DROGË
Artikulli tjetërAKSIDENT NË ROMË NË MESNATË, VDES SHQIPTARI 29-VJEÇAR