Një aksident me pasojë vdekjen e drejtuesit të mjetit ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën e Kombit. Viktima është drejtuesi i një trajleri.

Ai humbi kontrollin e mjetit duke u përmbysur, ndërsa aksidenti ka qenë fatal, pasi humbi jetën në vend. Viktima është Nikolin Gjoni 42 vjec

Trajleri që po transportonte lule humbi kontrollin duke u përplasur me barrierat për të kaluar në korsinë e kundërt duke u përmbysur.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa është bllokuar qarkullimi në rrugën e Kombit në fshatin Kolsh.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të nisur hetimet për aksidentin.

Artikulli paraprakGJYKATA KUSHTETUESE E BLLOKUAR, SOT DEL PARA VETTINGUT GJYQTARI I RADHËS
Artikulli tjetërPAVARËSIA E KOSOVËS, VUÇIÇ: NJË GJË PO MA KËRKON E GJITHË BOTA, POR NUK JAM GATI