Në aksin rrugor Shkodër – Velipojë, në vendin e quajtur fshati Trush, një automjet ka aksidentuar shtetasin këmbësor H. F., 80 vjeç, banues në fshatin Trush, Shkodër.

Si pasojë e kësaj përplasjeje shtetasi H. F., ka ndërruar jetë. Drejtues i automjetit ishte shtetasi V. J., 41 vjeç, banues në fshatin Ganjoll, Shkodër, i cili është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Shkodër/ Informacion paraprak

Më datë 11.12.2021, rreth orës 16:40, në aksin rrugor Shkodër – Velipojë, në vendin e quajtur fshati Trush, një automjet me drejtues shtetasin V. J., 41 vjeç, banues në fshatin Ganjoll, Shkodër, ka aksidentuar shtetasin këmbësor H. F., 80 vjeç, banues në fshatin Trush, Shkodër.

Si pasojë e përplasjes shtetasi H. F., ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit shtetasi V.J. është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Artikulli paraprakE RËNDË, JA KUSH ËSHTË SHKODRANI I VRARË NË ANGLI…
Artikulli tjetërMINISTRIA E SHËNDETËSISË PUBLIKON SHIFRATJA SA RASTE TË REJA ME COVID-19 NË 24 ORËT E FUNDIT