Informacion Paraprak

Me datë 11.02.2018 rreth orës 22:30  në vendin e quajtur “Harku i Berdicës”,  mjeti tip Skoda me targë KS 01-168 KR ka përplasur një shtetas, këmbësor, akoma të pa identifikuar, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Drejtuesja e mjetit, shtetasja L. M. 47 vjeçe, nga Gjakova, Kosovë, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Artikulli paraprakMJETI HUMB KONTROLLIN DHE BIE NGA URA ,PLAGOSET DREJTUESI
Artikulli tjetërAVRAMOPULOS SOT NË TIRANË, DO NËNSHKRUHET MARRËVESHJA ME XHAFËN