Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kroaci dhe për pasojë kanë humbur jetën nënë e bijë nga Kosova, si edhe një 33-vjeçar. Aksidenti ka ndodhur një natë më parë, ndërsa sot janë identifikuar viktimat, identitetet e të cilëve nuk janë publikuar.

Familja nga Kosova udhëtonte me një mjet tip BMW e cila nga përplasja është kthyer përmbys dhe është dashur ndërhyrja e forcave të policisë për ta kthyer dhe nxjerr shqiptarët që ndodheshin brenda. Ndërkohë në gjendje të rëndë ndodhet babai bashkë me të birin.

Nuk dihet ende se si ka ndodhur aksidenti që shkaktoi tre viktima.

Artikulli paraprakRADHA KILOMETRIKE NË HANIN E HOTIT, NORMALIZOHET SITUATA
Artikulli tjetërKOSOVA GATI TË MBAJË ZGJEDHJET NË VERI, BE: PRESIM MË SHUMË INFORMACIONE