Dy të rinj kanë humbur jetën në një aksident tragjik në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Ngjarja ndodhi në fshatin Golem të Shkodrës rreth orës 5.30 minuta, kur automjeti tip BMW X5 me targa AA 888 MU ka dalë nga rruga , dhe pasi është përplasur në murin e një banese ,makina është përmbysur.Menjëherë shërbimet e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes , kur kanë parë se brenda në automjet ndodheshin dy të rinj . Pas verifikimeve rezultoi se viktima janë Dash Rexhepi rreth 23 vjec nga fshati Golem dhe Besmir Fikaj 28 vjec nga Postriba.Mësohet se Fikaj ishte emigrant në Angli dhe ishte kthyer dy ditë më parë për pushime në Shqipëri.Burime kofidenciale nga dëshmitarët okular nga vend i ngjarjes thanë se automjeti kishte humbur kontrollin rreth 100 metra, para se të përmbysej.Policia në vendin e ngjarjes po heton mbi zbardhjen e shkakut të këtij aksidenti, ndërsa paraprakisht dyshohet se aksidenti ka ardhur si pasojë e shpejtësisë të madhe.Policia tha se të rinjtë Besmir Fikaj dhe Dash Rexhepi nuk kishin pasur të vendosur rripin e sigurimit, cka ka bërë që të gjejnë vdekjen e menjëhershme pas përplasjes fatale e cila i kushtoi jetën.

Artikulli paraprakDE BIASI TEK ITALIA? SQARON FSHF-ja
Artikulli tjetërBASHKIA AKSION VULLNETAR PËR PASTRIMIN E VELIPOJËS