Bashkia Shkodër ka ndërmarrë një nismë me stafin e saj dhe disa prej punonjësve të institucioneve të varësisë për të pastruar në mënyrë vullnetare rërën e plazhit të Velipojës pak kohë përpara se të nisë sezoni turistik.

Nënkryetari i bashkisë Shkodër Dritan Meta që ndoqi këtë aksion tregon mbi këtë nismë. Deri në fillimin e sezonit turistik ku në Velipojë dynden me mijëra pushues vendas e të huaj, nënkryetari Meta premtoi se plazhi do të jetë i pastruar dhe i gatshëm për të pritur turistët edhe pse sfidat janë të vështira. Në buxhetin e 2016-ës bashkia Shkodër ka një vëmendje të veçantë për Velipojën duke qenë se është një pikë e cila sjell të ardhura të mëdha. Në rërën e plazhit të Velipojës stafi i bashkisë dhe punonjësit e institucioneve kanë pastruar ato mbetje të cilat vijnë nga ujëmbledhësit e lumenjve dhe përfundojnë në grykë-derdhjen e Bunës e më pas në rërën e Velipojës apo të Ulqinit në Malin e Zi.

Artikulli paraprakAKSIDENT TRAGJIK NË SHKODËR, DY TË RINJ HUMBIN JETËN
Artikulli tjetërBANORËT E PËRMBYTUR GJEJNË LISTAT E VLERËSIMIT TË BANESAVE