Aksidenti i rëndë në Itali, ja kush është shqiptarja që vdiq

Një grua shqiptare ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme në një aksident të rëndë rrugor të ndodhur Katania. Dy makina, një “Ford Ka” ku po udhëtonte gruaja shqiptare është përplasur nga një BMË që ishte duke udhëtuar në krah të kundërt. Përplasja ka qenë fatale për gruan shqiptare, ndërsa i riu që ishte në makinën tjetër ka mbetur i plagosur dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Aksidenti i rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 19:45 minuta. Ndërkaq, sot mediat kanë zbardhur edhe emrin e viktimës. Bëhet fjalë për Valeria Dacin, 38-vjeçaren e cila ka gjetur vdekjen në përplasjen e ashpër të dy makinave. Ajo mësohet se punonte në një bar në zonën ku ndodhi aksidenti. Makinat ishin shkatërruar aq shumë sa nuk njihej më modeli, ka thënë policia italian.

Artikulli paraprakAKSIDENTI TRAGJIK, GRUAJA E PLAGOSUR VDES NË SPITAL
Artikulli tjetërPOLICËT S’JANË PAGUAR PREJ NJË VITI E GJYSMË PËR ORËT SHTESË