Aksidenti tragjik, gruaja e plagosur vdes në spital.

Një prej katër të plagosurve të aksidentit të ditës së djeshme në aksin rrugor Levan-Tepelenë, ka ndërruar jetë në spitalin e Fierit. Viktima është Kate Mahmutaj 77 vjeçe, nëna e drejtuesit të mjetit Mariglen Mahmutaj, 31 vjeç, banues në Vlorë. E moshuara ndërroi jetë pasditen e djeshme në spital, duke mos u mbijetuar plagëve të marra. Aksidenti ndodhi paraditen e djeshme, e hënë, ku në autostradën Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Varibob, 31-vjeçari duke drejtuar mjetin tip “Nisan”, me targë XAM3605, ka dalë nga rruga e për pasojë është aksidentuar vetë dhe pasagjerët, prindërit e tij Ismet Mahmutaj, 81 vjeç dhe Kate Mahmutaj, 77 vjeçe si dhe e afërmja e tyre D.F., 41 vjeçe, banuese në Vlorë. Mariglen Mahmutajt iu komunikua arresti, ndërsa si ai edhe dy të plagosurit e tjerë ndodhen në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve. Lidhur me aksidentin vijojnë ende hetimet, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Artikulli paraprakBERISHA REAGON PËR FTESËN E RAMËS DHE KUJTON NJË PERSONAZH TË REMARKUT
Artikulli tjetërAKSIDENTI I RËNDË NË ITALI, VDES SHQIPTARJA